Dita e dytë, studentët e Gjirokastrës protestojnë sërish
December 10, 2018

Studentët e Universitetit ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër i janë bashkuar këtë të hënë protestës të studentëve në mbarë vendin. Ata janë mbledhur përpara Univesitetit me pankata në duar dhe kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Si uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe ndalimin e korrupsionit në Universitetin e tyre. Kjo është dita e dytë e protestës së tyre. Ndërkohë kyeministri Edi Rama ka njoftuar sot në orën 11:00 një konferencë live në Facebook, ku pritet që të pranojë kërkesat e studentëve.