Dita e Verës në Gjirokastër, të gjithë drejt parkut të Viroit
March 13, 2015
Një koncert festiv dhe shumë aktivitete të tjera do mbahen nesër në Gjirokastër me rastin e Ditës së Verës. Gjithcka do të zhvillohet në pikën turistike të Viroit, në të cilën prej kohësh po kryehen disa investime.
Bashkia e Gjirokastrës po punon për ditësh për organizimin e festimeve të kësaj dite me simbolikë të vecantë.
Dy autobusë falas do të vendosen në dispozicion të qytetarëve për t’i transportuar drejt Viroit. Urbanët do të nisen cdo gjysmë orë nga lagjia “18 shtator” dhe “Sheshi i Çerçizit”. Dita e Verës është një festë pagane e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës.