Dita ndërkombëtare kundër Hiv/Aids, më pak të infektuar në 2014
Data 1 dhjetor përkon me ditën ndërkombëtare për mbrotjen kundër sëmundjes vdekjeprurëse të shekullit Hiv/Aids. Për këtë vit raportohen 75 raste të reja me HIV/AIDS dhe në total numri arrin në 775. Numrin më të madh të të prekurve për këtë vit e përbëjnë meshkujt, por rritje ka pësuar edhe numri i femrave. Sipas statistikave më të prekur ka në zonat rurale. Gjithashtu këtë vit shënohen rreth 5 raste të fëmijëve ku katër prej tyre e kanë marrë nga nënat. Nëpërmjet një marshimi Kryqi i Kuq Shqiptar ka sensiblizuar qytetarët dhe i ka informuar rreth sëmundjes duke shpërndarë broshura dhe kondom.
Sipas statistikave të një viti më parë në vendin tonë është rritur numri i të prekurve duke shënuar edhe vitin me më tepër të prekur. Sipas raporteve tregohet se grupmosha më e prekur është nga 25 deri ne 45 vjec, 8.9% te rasteve qe rezultojne te prekur nga HIV/AIDS ti perkasin moshave nga 16 deri ne 24 vjec.
Vitet e fundit ndërgjegjësimi dhe infomacioni për këtë sëmundje është rritur duke kryer aktivitete të shumta, sidomos në shkollat e mesme.
Prej 20 vjetëh nga 93 kur në vendin tonë u zbulua edhe rasti i parë me virusin HIV në Shqipëri janë rreth 671 persona të diagnostikuar ndersa 118 persona kanë humbur jetën. Hiv/Aids është një virus i cili sulmon sistemin imunitar, sistemin natyral të mbrojtjes së trupit. Pa një sistem të fortë imuniteti trupi gjen vështirësi në luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Ky virus dhe ky infeksion i krijuar quhet ndryshe HIV. 1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.