“Djemtë e Gjirokastrës”: PBDNJ shpalli kandidat organizatorin e masakrës së Peshkëpisë
Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” kanë zhvilluar sot një ceremoni përkujtimore në nderim të dy të rënëve në masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku mbetën të vrarë pas një sulmi terrorist i organizatës terroriste greke “MAVI”, kapiteni i Pare Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
“Djemtë e Gjirokastrës” u shprehën se Partia e të Drejtave të Njeriut ka shpallur kandidat për Bashkinë Himarë atë personazh që 21 vjet më parë sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria Shqiptare dhe Greke është organizatori i sulmit terrorist kryer në repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi të Gjirokastrës.
Për ironi të fatit edhe të politikës 21 vjet më vonë Alfred Beleri, i akuzuari si organizator i këtij sulmi terrorist shpallet kandidat i PPDNJ-shit jo rastësisht në të njëjtën datë kur ndodhi sulmi terrorist nga organizata terroriste MAVI në 10 Prill 1994. Ne sot në 10 prill 2015 i vendosim lule heronjve të kombit ushtarakut Fatmir Shehut dhe ushtarit Arsen Gjinit të rënë dëshmor në krye të detyrës në ish-repartin ushtarak në fshatin Peshkëpi dhe politika e ‘’dekriminalizuar’’ në Tiranë shpall kandidat për një nga 61 bashkitë e vendit pikërisht atë që është akuzuar nga Prokuroria Shqipetare dhe Greke që është organizator i këtij akti terrorist”, thueht në deklaratën e “Djemve të Gjirokastrës”.
Djemtë e Gjirokastrës e quajnë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjareve të tyre këtë akt të politikës shqiptare që nuk i shërben askujt me këto sjellje qe ‘cingrisin’ shpirtin e shqiptarit.