Donte të fuste celular në burg për vëllain, arrestohet 33-vjeçari nga Gjirokastra
May 23, 2018
Një 33-vjecar nga Gjirokastra është arrestuar në flagrancë nga policia pasi tentoi të fuste sende të ndaluara në burgun e Bënces në Tepelenë. I arrestuari është Dritan Rrapa, banues në Gjirokastër. Policia thotë se rrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga punonjësit e IEVP Bençë, Tepelenë duke futur në këto ambjente një aparat celular për vëllanë e tij të dënuar shtetasin Gëzim Rrapa, 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 324/a i Kodit Penal.