Përfundon dorëzimi i materialeve zgjedhore në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës
Në përfundim të procesit të votimit, punonjësit e policisë në të gjithë qarkun sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materiale zgjedhore.
Ky proces ka filluar pas orës 19.00’ dhe aktualisht po ecën normalisht pa pasur asnjë incident. Në këto momente ka perfunduar 100 % dorezimi i materialeve zgjedhore pranë VNV-e përkatëse.Nuk është konstatuar asnjë problem apo incident,situata ka qenë e qetë.Po ashtu nga shërbimet e policisë së qarkut janë marrë masa për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave, në total 7, të cilat janë marrë në ruajtje nga ora 18.00’ të ditës së sotme.
Gjatë gjithë ditës së sotme Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht si në drejtim të ruajtjes së objekteve zgjedhore deri në çeljen e votimit, ashtu dhe në drejtim të garantimit të rendit dhe të qetësisë publike gjatë ditës së votimit.Situata në të gjithë qarkun paraqitet e qetë. Deri në orën 23.00’ nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor.
Me përfundimin e procesit të votimit, të gjitha Strukturat e Policisë së Qarkut janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për shoqërimin e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit të votave deri në përfundim të të gjithë procesit zgjedhor.