Dorëzohen pas 4 orësh në rrethim vëllezërit Aliko: Ju lutem mos na vrisni!
Mbrëmjen e së shtunës janë dorëzuar në polici Arbion dhe Alban Aliko. Të dy akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lazarat. Ata janë ndaluar në zonën e Fushëbardhës pranë Kardhiqit. Ata janë mbajtur të rrethuar për gati 4 orë nga forcat RENEA. Në fund kanë pranuar të dorëzohen me kusht që RENEA të mos qëllojë.
“Mos qëlloni! Mos na godisni!” – ishin këto fjalët e dy djemve që ishin fshehur në pyll. Në negociata ka marrë pjesë edhe babai i tyre, Adil Aliko. Edhe ai u ka bërë thirrje djemve të dorëzohen ndërsa babai ka shërbyer si garanci e policisë që të sigurojë ata se nuk do të preken. Nga të dhënat e para mësohet se ata janë gjetur të paarmatosur. Ndërkohë që dy djemtë janë dërguar në policinë e Gjirokastrës, policia po kërkon për armë në pyll.
Zyrtare/ Policia: Ja si u zbuluan vëllezërit Aliko
Nga ana e policisë së shtetit është bërë edhe njoftimi zyrtar për dorëzimin e vëllezërve Aliko. Policia thotë se që prej ores 16.00 të së shtunës rreth 500 forca policore, kanë rethuar në zonën e Kardhiqit , ku mbi bazen e informacioneve ne ruge operative rezultonte se dy vellezerit aliko po leviznin ne drejtim te grukes per ne zonen e fshatrave te cepos. Policia i ka pikasur u ka bërë thirje te dorezohen, por dy vellezerit janë futur ne nje zone me shkure e rrepe.
Ne drejtim te vendit ku fshiheshin esht nisur drejtori i policis se shtetit Haki Cako me nje helikopter te ushtrise ku se bashku me drejtoret Ardian Çipa dhe Altin Qato ka drejtuar gjith operacionin.
Helikopteri ka bere transportin e forcave RENEA nga Kardhiqi duke i dislokuar ne te gjitha pikat duke krijuar nje perimeter e sigurise dhe rrethimin e zones. Forcat RENEA per dy ore me helikoper kane krehur zonen e dyshuar ku fshiheshin, nderko qe FNSH e forca te tjera po ngushtonin perimetrin e sigurise. Forcat RENEA kane perdorur negociatat per te bere te mundur daljen e tyre nga vendi ku ishin fshehur. Pas disa oresh negociatash dhe ne rrethim te plote, eshtë bere e mundur kapja dhe arrestimi i tyre, thuhet në njoftimin e policisë.