Drejtonte makinën i dehur në “18 Shtatori”, pranga 39-vjeçarit nga Gjirokastra
January 22, 2016
Nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasi Neritan Karagjozi, 39 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘’18-Shtatori’’ ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Ford’’ me targ GJ 0106 B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 129 i Kodit Penal.