Drejtonte makinën pa patentë, arrestohet 26-vjeçari
July 27, 2016
Nga Shërbimet e Komisariati të Policisë Tepelenë është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Aleksandër Bilbili, 26 vjeç, banues në Tepelenë.
Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në vendin e quajtur “Fushat e Luzatit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” me targa TR 8459 L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.