Dropull, 54-vjeçari nga Jorgucati kallëzohet në Prokurori
April 11, 2018
Një 54-vjeçar nga fshati Jorgucat i Dropullit është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia thotë se u referuan materialet për shtetasin A.M., vjeç 54, banues në fshatin Jergucat, pasi dyshohet se më datë 10.04.2018, në Jergucat, në kodrën e fshatit, u kap duke gërmuar dhe marrë gurë nga thellësia e tokës. Cështja po hetohet nga organi i akuzës.