Dropull, Basha takohet në një lokal të Dervicianit me militantë të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbritur pasditen e sotme në jug të vendit në kuadër të turit të takimeve që ai ka ndërmarrë nëpër Shqipëri pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Sonte në mbrëmje Basha ka një takim në fshatin Dervician me struktura të Partisë Demokratike dhe simpatizantë të kësaj partie.
Dropulli nuk është zgjedhur rastësisht pasi në katër vitet e fundit këtë bashki e ka drejtuar një kryebashkiak i propozuar nga PD-ja. Të paktën flasim në letër pasi në realitet dihet që Ahile Deçka ka qenë një kryebashkiak kukull i Vangjel Tavos.
Basha do të përpiqet që të inkurajojë Deçkën për të mos e lëshuar zyrën e kryebashkiakut me pretendimin se PD nuk i njeh zgjedhjet. Po kështu turi i tij i takimeve ka edhe një qëllim tjetër. Të përpiqet të mbajë të bashkuar të vetët dhe t’i motivojë me gjoja zgjedhje të parakohshme pas dështimit për të rrëzuar Edi Ramën me protesta.
Nesër Basha do të ketë gjithashtu takime në Gjirokastër dhe Përmet. Bashkë me të është edhe Ervin Salianji, koordinatori i ri PD-së për qarkun Gjirokastër./argjirolajm.net