Dropull, kryeplaku i Selckës kallëzohet në Prokurori. Jepte me qira tokat e fshatit
June 15, 2018

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori kryeplakun e fshatit Selckë, Bashkia Dropull. Dyshohet se DH.B, 72 vjeç, administron në mënyrë të paligjshme tokat e regjistruara në emër të Kryepleqësisë së fshatit, duke i dhënë me qira në persona të ndryshëm, pa dokumentacion. Cështja në ngarkim të tij është nën hetim nga organi i akuzës. Ndërkohë që nuk bëhet me dije se sa sipërfaqe toke ka dhënë me qira deri më tani kryeplaku i Selckës.