Dropull, përkujtohet në Bularat ekstremisti Kacifas. Në homazhe edhe konsulli grek i Gjirokastrës (FOTO)
Në fshatin Bularat të Dropullit u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore për 6 muajt e vdekjes së ekstremistit grek Kostandin Kacifas. Familjarë dhe të afërm të tij, si dhe të ardhur nga Greqia, u mblodhën për një meshë në kishën e fshatit dhe më pas shkuan në varreza për të bërë homazhe.
I pranishëm në këtë përkujtimore ishte edhe konsulli grek i Gjirokastrës, Lambros Kakikis. Më herët gjatë mëngjes policia shqiptare në Kakavijë kishte ndaluar hyrjen në vendin tonë të 9 shtetasve grekë. 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht pasi cënonin sigurinë publike dhe 4 prej tyre për mos-plotësim të kushteve për udhëtimin drejt Shqipërisë.
Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje