Dropull, vajza dhunon nënën prej tre ditësh
October 27, 2015

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një shtetase, ndaj së cilës ishte ngritur kallëzim për ushtrim dhune fizikisht dhe psikologjikisht.
Konkretisht është ndaluar 55-vjeçarja M.Mera, banuese në fshatin Kakavie, Dropull. Kallëzimin në polici e ka bëra nëna e saj, shtetësja me inicialet Z.B.
Kjo e fundit pretendon se për 3 ditë vajza e saj e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Materialet në ngarkim të shtetases M. Mera i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga nani 110/2 i Kodit Penal.