Dropull, vidhet një lokal në Jorgucat
November 15, 2017

Rikthehen grabitjet në zonën e minoritetit në Dropull. Kësaj here objekt i grabitjes nuk janë banesat ku jetojnë kryesisht të moshuar, por edhe lokalet.
Një i tillë është vjedhur një natë më parë në fshatin Jorgucat.
Sipas policisë, lokali i përkiste shtetasit DH.Q. Autori apo autorët kanë marrë një shumë lekësh, e cila nuk bëhet me dije. Policia ndërkohë ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.