Dropull, zjarr në një banesë në fshatin Dervician
January 22, 2018
Një zjarr ka rënë në fshatin Dervician, Bashkia Dropull. Sipas policisë zjarri ka rënë në banesën e shtetasit K.Ç, vjeç 58. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë u dogjën disa sende shtëpiake, por për fat të mirë s’ka të lënduar në njerëz. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.