Dy raste pickimi nga gjarpri përfundojnë në spital, apel për ata që mbledhin bimë medicinale
July 4, 2016

Dy raste pickimi nga gjarpri janë paraqitur pranë spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër duke dhënë alaramin për më tepër kujdes.
Shefi i shërbimit të epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gjirokastër, Xhelo Brahimi bën apel për ata që merren me mbledhjen e bimëve medicinale të bëjnë kujdes pasi edhe pse Gjirokastra nuk shquhet për gjarpërinj tepër helmues rastet e paraqitura e bëjnë situatën shqetësuese.
Duke folur për Channel 7, Brahimi ngre edhe shqetësimin e mosdizinfektimit të kontenierëve ku hidhen mbeturinat.