Dy të arrestuar në Gjirokastër, tentuan të transportonin 21 kg kanabis drejt Greqisë
Dy persona jane vene ne pranga dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim, gjate finalizimit te operacionit antidrogë te koduar “Fluksi”. Policia e Gjirokastres ben me dije se ka sekuestruar 21 kg cannabis sativa. Ne pranga jane vene shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI
Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe një shtetas tjetër shpallet në kërkim.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Fluksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.
Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.