Dy testime për mësuesit në prill dhe maj
Në muajin prill 3500 mësues do të japin testimin e kualifikimit. Këta arsimtarë do t’i përgjigjen testit që përmban 100 pikë për pyetje të përgjithshme dhe për pyetje për profilin e tyre. Rezultatet do të kenë rendësi për pagën e tyre. Pas kësaj, në maj mësuesit do të japin testimin e përgjithshëm.
Në 18 prill 3500 mesues do futen në testimet e kualifikimit. Rezultatet e këtij testimi do të jenë një konfirmim për rritjen e pagës së tyre. I hartuar nga grupe specialistësh të Institutit të Zhvillimit të Arsimit, testimi do të realizohet sipas profileve që kanë mësuesit. Do të jetë i ndarë në dy pjesë:
Fillimisht arsimtarët duhet t’i përgjigjen pyetjeve për programin lëndor, mësimdhënien, etikën dhe drejtëshkrimin që përmban 30 pikë ndërsa në pjesën e dytë pyetjet i referohen përmbajtjes shkencore të lëndës vlerësuar me 40 pikë. Me 30 pikë vlerësohet nga portofoli i mësuesit që ka cdo kandidat që hyn në testim nisur nga kurrikulumi, përvoja, njohuritë e gjuhës së huaj. Në total ky testim ka 100 pikë por mësuesit duhet të tregohen të vëmendshëm që jo vetëm të marrin pikët maksimale por edhe të mos penalizohen në këtë provim duke shkelur rregullat.
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit thotë se kush ka të paktën 5 vjet punë futet në testim për kualifikim “mesues i kualifikuar” kush ka te pakten 10 vjet per “mesues specialist” dhe kush ka te pakten 20 vjet për “mesues mjeshter”
Pas këtij provimi, në muajin maj mësuesit do t’i nënshtrohen provimit të përgjithshëm që sipas Ministrisë së Arsimit do të jetë një instrument matje së nevojave që kanë mësuesit.