Dyshohet për korrupsion, prokurori i Gjirokastrës ndalohet në sallën e gjyqit
January 14, 2019

Një prokuror i Prokurorisë së Gjirokastrës është ndaluar nga policia. Prokurori është aktualisht në komisariatin e Gjirokastrës, ku po kryhen procedurat dhe verifikimet për një rast hetimi.
Burime bëjnë me dije se i ndaluari është prokurori Spartak Çoçoli.
Mësohet se prokurori është ndaluar në sallën e gjyqit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa dyshohet për veprën penale, “Korrupsion”.