Dyshohet për vjedhjen e një lokali në Gjirokastër, policia arreston 27-vjeçarin
December 8, 2015
Nga ana e Specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit. Vasilis Kafarani , 27 vjeç , banues në lagjen “ 18-Shtatori” , Gjirokastër .
Ky shtetas u ndalua pasi :
Në datë 05.12.2015 në lagjen “18-Shtatori” , dyshohet se ka vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.Sh , 58 vjeç , banues në Gjirokastër .
Shtetasi Vasilis Kafarani ka vjedhur mallra me vlerë rreth 10.000 lekë (të rëja) .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje” të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.