Edi Rama nesër në Libohovë, Nardi Hide thirrje për të dalë në shesh: Ejani ta mirëpresim dhe të ndajmë së bashku vizionin për të shkuar përpara
Kryeministri Edi Rama do të vijë nesër në mesditë në Libohovë. Lajmin e jep kandidati i PS-së, Leonard Hide, teksa fton qytetarët të marrin pjesë. Ja çfarë shkruan Hide.
Të dashur miq,
Nesër në orën 12:00 kryeministri Edi Rama do të jetë në Libohovë në një takim me sipërmarrës të qarkut dhe qytetarë të kësaj bashkie. Ju ftoj ta mirëpresim e të ndajmë së bashku vizionin tonë për të çuar përpara Libohovën. Gjithçka është bërë në bashkinë tonë përgjatë kësaj kohe nga ujësjellësi i ri me furnizim 24 orë te rikonstruksioni i disa rrugëve, rikonstruksioni i shkollës e deri te projekti i Rilindjes Urbane, është falë mbështetjes së Qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër për Libohovën veçse të qëndrojë në drejtimin e duhur për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë për punë të tjera të mira. Shihemi nesër në shesh në një ditë feste, besimi dhe vendosmërie për të shkuar përpara. Libohova nuk do të kthehet kurrë më mbrapa! Pak po e sigurt kjo