Edi Rama nis sot vizitën në qarkun Gjirokastër, ndalet edhe në Labovë
July 22, 2021

Kryeministri Edi Rama nis sot një vizitë në qarkun Gjirokastër. Mësohet se kreu i qeverisë do të inspektojë punimet në disa rrugë rurale në Tepelenë, si dhe kantierin në rrugën Kardhiq-Delvinë, ku më në fund po shkohet drejt fundit të tunelit të Skërficës. Pjesë e agjendës së Ramës janë edhe inspektimi i punimeve në sheshin “Cerçiz Topulli” në Gjirokastër dhe investimi për rrjetin e ri të muzeumeve. Në vijim mësohet se kryeministri do të drekojë në një bujtinë të hapur rishtaz në fshatin Labovë e Kryqit, e mbështetur me fonde nga AZHBR. Për herë të fundit Rama ishte në Gjirokastër gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit