Ediola Braha deputetja e re e Gjirokastrës, merr mandatin e Vangjel Tavos
March 5, 2019

Të tjerë kandidatë, nga PD dhe LSI kanë pranuar të marrin mandatin. Ediola Braha kandidate e LSI, për qarkun e Gjirokastrës ka dorëzuar formularin e Dekriminalizimit në KQZ. Ajo pritet të marrë mandatin që la Vangjel Tavo. Në seancën e ardhshme plenare pritet që Braha të bëjë betimin si deputete e Kuvendit. Nuk dihen arsyet se përse ajo e theu vendimin e partisë së saj, por me siguri që tundimi për të hyrë në Kuvend e ka mposhtur kandidaten nga Tepelena.
©Libohova Online