Eklipsi, shqiptarët me “sytë nga dielli”
March 20, 2015
Të gjithë me sytë nga dielli. Edhe shqiptarët ashtu si shumë qytetarët të tjetër në Europë, Afrikë e Azi janë bërë sot dëshmitarë të eklipsit diellor. Ata kanë shijuar për tre orë pamjet që ky eklips të ofron një herë në 16 vjet. Shumë qytetarët kanë preferuar ta shohin atë me sy të lirë, ndërsa të tjerët me syze të posaçme për shkak të rrezikut që sjellin rrezet e diellit.
Për pak minuta hëna ka mbuluar diellin duke ofruar pamje spektakolare. Ashtu siç ishte parashikuar nga ekspertët, eklipsi nisi në orën 09:30, ndërsa kulmin e tij e arriti rreth orës 10:30. Në vendin tonë eklipsi arriti kulmin kur hëna mbuloi diellin në masën 40%, duke e “zhytur” një pjesë të Shqipërisë në errësirë totale.