‘Eksperiment’ i Ramës, një ushtarak nga Burreli bëhet Prefekti i Gjirokastrës. Ja kush është Astrit Aliaj (FOTO)
November 1, 2017

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot 12 prefektët e rinj të vendit. Ata janë ushtarakë në rezervë dhe nuk kanë patur kurrë më parë poste politike.
Për qarkun Gjirokastër pasuesi i Flamur Bimes është Astrit Aliaj. Duket e pazakontë, por Prefekti i ri i Gjirokastrës s’ka asnjë lidhje me qarkun të cilin do të përfaqësojë.
Ai është me origjinë nga Burreli, i martuar dhe jeton në Tiranë.
Astrit Aliaj ka përfunduar studimet ushtarake të Akademia e Marinës, ku ka shërbyer më parë edhe si komandant. Më pas ka qenë atashe ushtarak i Shqipërisë në Itali.
Më herët ka mbajtur postin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Brendshme. Më poshtë disa foto të tij.
© ArgjiroLajm.net