Ekspozohen armët relike në Kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)

Gjetja e këtij sezoni turistik në Kalanë e Gjirokastrës është Parku i topave mesjetarë. I realizuar si një bashkëpunim i Korpusit të Paqes, organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe institucioneve të monumenteve të kulturës ky park gërsheton ekspozimin e armëve relike me mjediset e gjelbarta.

I vendosur në njerin prej shesheve kryesore të kështjellës, në këtë zonë janë ekspozuara disa topa mesjetarë, të cilët janë përdorur nga Ali Pashë Tepelena, gjatë luftimeve të ndryshme. Turistët e vlerësojnë këtë pjesë të kalasë si një ndër më tërheqëset gjatë vizitës së tyre. “Porsa vizituam kështjellën e Gjirokastrës është një monument i veçantë.

Na tërheqi vëmendjen një pjesë e kalasë ku ishin të ekspozuar disa topa të rrethuar nga mjedise të gjelbërta. Vizita jonë ishte e këndshme aq më tepër aty ku ishin të ekspozuara disa armë të mesjetës. Ishte një minipark si dhe stola për tu çlodhur gjatë vizitës në kështjellë” u shprehen turistët e huaj. “Është organizuar mirë dhe vëmë re që ka shumë turistë e kjo na bën të lumtur. Ndryshimi është shumë i dukshëm” theksuan vizitorët vendas.
Gjatë këtyre ditëve Kështjella e Gjirokastrës po tërheq një numër të konsiderueshëm turistësh duke qënë ndër pikat më të vizituara në Jug të vendit.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!