Emanueli nga Tepelena është fëmija i parë i 2015-ës në Shqipëri
Fëmija i parë i vitit 2015 në Shqipëri ka lindur në orën 00:01 minutë dhe quhet Emanuel. Është fëmija i tretë i familjes Zeneli dhe gëzon shëndet të plotë. Nëna e tij Mirjeta Zeneli tregon se fëmija ka lindur i shëndetshëm, 4 kg e 100 gr, dhe është gëzim i madh i familjes së tyre, pasi pas dy vajzave më të rritura që kishin e prisnin me dëshirë të madhe edhe një djalë i cili erdhi tamam si surprizë e Vitit të Ri.
Mirjeta Zeneli: Ishte surprizë për familjen tonë, pasi e prisnim një djalë pas dy vajzave
“Është fëmija i tretë, është djalë, por kam edhe dy goca. E donim shumë një djalë dhe u gëzuam shumë sepse e kishim lënë edhe surprizë gjininë e tij nuk e kishim parë çfarë ishte dhe doli tamam surprizë. Ka lindur në orën 00:01 minutë. Ne jemi nga Tepelena, ishte lindje normale dhe ka lindur goxha 4 e 150 gram. E kemi gjetur edhe emrin, Emanuel do quhet,” tha Mirjeta Zeneli, nëna e foshnjës së parë në Shqipëri për vitin 2015.