Emergjenca nga moti i keq, Policia e Gjirokastrës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
November 30, 2017

Lidhur me situatën emergjente të krijuar në Gjirokastër për shkak të motit të keq, ka reaguar përmes një njoftimi të shkurtër edhe policia.
“Si pasojë e reshjeve intensive që pritet të ketë në ditët në vijim, mund të kete përmbytje në disa zona në Qarkun Gjirokastër. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër është në gadishmëri të plotë dhe u kërkon qytetarëve që për çdo rast emergjence apo nevoje, të kontaktojnë policinë veç numrave 129, 126 edhe në numrin e telefonit 0694110230”, thotë Policia Gjirokastër përmes një njoftimi për media.