Emërohet drejtori i ri i patentave në Gjirokastër
July 2, 2018

Një muaj pas largimit të Dino Selimit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Gjirokastër, apo siç njihet ndryshe drejtoria e patentave, sot është zyrtarizuar drejtori i ri në në krye të këtij institucioni. Ai është Çlirim Puto. 44-vjeçari ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, dega Administrim Biznesi. Sa i përket përvojave të mëparshme të punës, mësohet se Puto ka qenë Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës deri në janar 2018. Më herët ka punuar si inspektor i Policisë Tatimore dhe inspektor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër.