Emigranti i karantinuar në hotel, rasti i parë me Covid-19 në qarkun Gjirokastër
April 24, 2020
Shënohet rasti i parë me Covid-19 ne qarkun Gjirokastër. Bëhet fjalë për një emigrant të karantinuar në një prej hoteleve të Këlcyrës.
I infektuari është një emigrant nga Fieri, me inicialet G.B. Ai kishte ardhur nga Lamia e Greqisë para 5 ditësh dhe ishte karantinuar tek Hotel River në Këlcyrë.
Ai eshte në fazën e parë të sëmundjes. Pas konfirmimit të tij me Covid-19, rreth 20 persona të tjerë i janë nënshtruar testit të koronavirusit. Mes tyre janë 14 policë të kufirit në Kakavijë, si dhe personeli i hotelit.