Emrat e drejtuesve të rinj të PD-së në Gjirokastër
Paralelisht me riorganizimin qëndror, Partia Demokratike po ripërtërin strukturat e saj edhe në bazë, jo thjesht me ndryshimin e kryetarit lokal, por edhe me drejtues të departamenteve të ndryshme apo koordinator për çështe të caktuara. Sa i përket degës së kësaj partie në Gjirokastër, pas një mbledhje të organizuar dje është vendosur që projekt-konstituimi i kësaj dege të ketë këtë përbërje:
Kryetar : Roland Bejko
Nënkryetar : Dashnor Aliko
Nënkryetar : Valentina Hyska
-Sekretar Teknik : Agron Ahmeti
-Departamenti i Arsimit dhe Shkencës : Vait Tola
-Departamenti i Burimeve Minerale dhe Energjitikës : Adriatik Islami
-Departamenti i Pushtetit Lokal : Dragush Logli
-Departamenti i Legalizimit Planit Rregullues dhe Disiplinimit të Ndërtimeve : Dejvi Mezini
-Departamenti i Antikorupsionit : Nikolla Zhulla
-Departamenti i Mbrojtjes : Filip Qirko
-Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Punësimit : Shpëtim Puli
-Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Arsimit dhe Sportit : Spartak Drasa
-Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Lustracionit : Paqsor Aliko
-Departamenti i Çështjeve Ligjore : Ermal Aliko
Nuk dihet ende nëse ky projekt-konstituimi do të jetë përfundimtar apo do të ketë ndryshime të tjera në listën e mësipërme. Pas zgjedhjes së Roland Bejkos në krye të degës lokale të PD-së, rivali i tij në atë garë, Shemsho Lamaj kundërshtoi publikisht proçesin duke pretenduar për parregullsi në zgjedhje.