Emrat e propozuar nga PS për Këshillin Bashkiak të Libohovës
Në 21 qershor përveç kryebashkiakut zgjedhësit do të votojnë edhe për të zgjedhur këshillat e rinj bashkiak, ato që janë në një farë mënyre “parlamenti” i njësisë vendore. Edhe për Bashkinë Libohovë janë zyrtarizuar emrat që kandidojnë për një vend në këshillin bashkiak të kësaj njësie.
Libohova Online publikon fillimisht listën e kandidatëve të paraqitur nga Partia Socialiste, për të vazhduar në ditët e ardhshme edhe me listën e depozituar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Renditja e emrave është sipas asaj që ka bërë vetë subjekti politik:
1.Asim Banushi – Kryetar i Asamblesë, PS Komuna Qendër Libohovë
2.Sofia Abdi – Kryetare e Forumit të Gruas, PS Libohovë
3.Vladimir Hide – Anëtar i Asamblesë, PS Libohovë
4.Anastasia Dushi – Kryetare e Asamblesë, PS Komuna Zagorie
5.Thanas (Dasho) Laze – Anëtar i Asamblesë, PS Libohovë
6.Nertila Çano – Anëtare, PS Libohovë
7.Fejzo Avduli – Kryetar organizate, PS Bulo
8.Afërdita Çavo – Anëtare, PS Suhë
9.Vasillaq Caro – Anëtar, PS Zagori
10.Dhurata Kamo – Anëtare, PS Bulo
11.Gazmend Çulla – Kryetar i FRESSH, Komuna Qendër Libohovë
12.Lida Gjika – Anëtare, PS Libohovë
13.Niko Kreci – Anëtar, PS Libohovë
14.Eli Aleksi – Anëtare, PS Libohovë
15.Saimir Meçani – Anëtar, PS Libohovë
Pas ndarjes së re territoriale, Këshilli Bashkiak i Libohovës do të ketë 15 këshilltarë, nga 13 që kishte më parë. Në listën e mësipërme, bie në sy një shpërndarje edhe me kandidatë nga fshatrat e zonës që i bashkohet Libohovës. Po kështu ka edhe të rinj që kandidojnë për të qenë pjesë e këtij këshilli. Por në fakt, ata që kanë më shumë shanse për të fituar janë 6 ose 7 të parët e kësaj liste. Po kaq do të dalin edhe nga PD-ja. Një ose dy këshilltarë do i marrë LSI-ja, derisa të kompletohet këshilli me 15 anëtarë. Megjithatë nuk përjashtohet surprizat nga vota e qytetarëve.