‘Erasmus +’, studentë të Gjirokastrës ndjekin një pjesë të studimeve në Spanjë

Studentë të Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër kanë përfituar nga programi ‘Erasmus +’ për mobilitetin ndërkombëtar të studentëve dhe stafit akademik. Së fundi tre studentë të programit Teknologji Informacioni ndoqën për rreth tre muaj studimet e tyre në Universitetin De Vigo Galicia në Spanjë. Duke folur për Rtsh Gjirokastra ata tregojnë përvojën e tyre në këtë universitet. Të rinjtë thonë se koha e qëndrimit në Spanjë ishin një eksperiencë e çmueshme për ta, jo vetëm në aspkektin akademik, por edhe në kuadër të shkëmbimeve kulturore dhe zgjerimit të kontakteve. Universiteti ‘Eqrem Çabej’ krijon të gjitha lehtësitë për studentët e tjerë të interesuar që duan të përfitojnë nga programi i Bashkimit Europian ‘Erasmus +’. Ata mund të vijojnë studimet e tyre për një periudhë të caktuar kohe, deri në një semestër në universitete të ndryshme të Europës.

©ArgjiroLajm.net