Ervin Salianji mbledh PD Gjirokastër: Jemi gati për dy palë zgjedhje
“Pas takimit të strukturave të PD në Gjirokastër, ish deputeti Ervin Salianji deklaroi se PD është gati për zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme, por jo pa bërë më parë reformën zgjedhore”.
Partia Demokratike është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme njëkohësisht, por jo pa u bërë më parë reforma zgjedhore.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se ata nuk janë tërhequr nga idea e qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër.
Ervin Salianji: “Jemi në një situatë shumë të favorshme politike për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, lokale dhe të përgjithshme njëkohësisht. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të bëhen pa reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore bëhet në një moment shumë të shpejtë. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim për largimin e Ramës dhe për qeveri tranzitore. Lajmi është që po ka ndryshim edhe në këtë drejtim”.
Pas takimit me strukturat e PD në Gjirokastër, ish deputeti Saliani deklaroi se në Partinë Demokratike ka pasur antarësime të reja si dhe intelektual të cilët do të japin kontributin e tyre.