Esat Pashë Toptanit i bëhen nderime pranë varrit… nga serbët

ALEKSANDAR VULINEsat Pashë Toptani, i njohur për shqiptarët për të bëmat e tij të pahijshme është nderuar për së vdekuri pas gati shekulli nga një serb me pozitë.

Ish-politikani nga Tirana u vizitua nga Ministri i Punës i Serbisë Aleksander Vulin. Ai vendosi kurorë lulesh në nderim të tij, për siç tha kontributin e tij për Serbinë.

“Serbia i kujton heronjtë e saj por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishe mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin, raporton Klan Kosova.

Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë ngaqë përveç se u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, tha Vulin.

ALEKSANDAR VULIN

ALEKSANDAR VULIN

ALEKSANDAR VULIN


Vulin per Esat Pashen by GazetaExpressTV