Është djalë, lind fëmija i parë për vitin 2022 në Gjirokastër: Mirë se vjen Hari, Zoti të bekoftë dhe paç jetën e gjatë
January 5, 2022

Fëmija i parë për vitin 2022 në Gjirokastër është djalë dhe quhet Hari. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar fotot teksa ishte në maternitet për të uruar çiftin Arseld e Barjola Naçi.
“Ju prezantoj me Harin, këtë ëngjëll të porsalindur që është fëmija i parë për vitin 2022 në Gjirokastër. Pastë këmbën e mbarë për familjen Naçi dhe për qytetin që u shtua me një jetë të re. Së bashku kemi përgjegjësinë e madhe të punojmë që fëmijët të kenë një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurt. Mirë se vjen Hari, Zoti të bekoftë dhe paç jetën e gjatë”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.