Etrit Berisha në formacionin e javës së Serie A
Etrit Berisha është portieri i javës në formacionet ideale të “Gazzetta dello Sport” dhe faqes zyrtare të Serie A. Futbollisti i Kombëtares që luan me Atalanta u mund në rastin e 11-metërshit në fitoren 2–1 me Romën. Ekipi ideal i javës së 13-të të gazetës së njohur sportive rreshtohet me modulin 3-4-3 dhe në portë garanci është Etrit Berisha.
Ai vlerësohet edhe nga faqja zyrtare e kampionatit italian. Kalimi i Berishës tek Atalanta i solli më siguri skuadrës që ndodhet në vendin e pestë, zona e kupave të Europës. “Gazzetta dello Sport” e vlerësoi paraqitjen e Etrit Berishës me notën 7.
Humbja e fundit në kampionat për ekipin e Berishës është para 2 muajsh. 27-vjeçari është huazuar nga Lazio, por Atalanta po mendon ta blejë portierin shqiptar. Sipas mediave italiane vlera e kartonit është 3,5 milionë euro.