Fabrika e Glinës në Gjirokastër, njoftim për dy vende të lira pune në pozicionin laborant/e
A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së, për të zhvilluar një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri? Agna Group njofton për dy vende të lira pune në pozicionin laborant/e pranë fabrikës së Glinës në Gjirokastër.
NJOFTIMI
“ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër dy kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht.
Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme
Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Kimi industriale, Biokimi
Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS)
Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
Gatishmëri e lartë për të punuar me turne
Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavaruar edhe si pjesë e një skuadre
Detyrat kryesore
Të ndjekë në mënyrë analitike procesin duke monitoruar të gjithë treguesit për parametrat kyç të prodhimit
Të regjistrojë dhe përditësojë të gjitha të dhënat mbi produktin sipas kërkesave të standardeve të implementuara për dokumentacion
Të raportojë tek përgjegjësi i laboratorit mbi problematikat e lindura gjatë procesit dhe të ndjekë deri në zgjidhje problemin
Të ekzekutojë me përgjegjshmëri dhe saktësi analizat fiziko-kimike të produktit përfundimtar dhe gjysmë të gatshëm
Të mirëmbajë instrumentet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e të gjitha punëve të zhvilluara në ambjentet e laboratorit
Të ndjekë në mënyrë aktive trajnimet mbi analizat dhe protokollet e përshtatura dhe zbatuara nga kompania
Aplikimi
Për të aplikuar klikoni në likun KETU