Ferma e Lajthive 3 Ha në Suhë të Libohovës, njihuni me Vangjel Kuron (FOTO)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në fshatin Suhë të Libohovës teksa pa nga afër një prej fermave më të mëdha të kultivimit me lajthi në atë zonë. Çuçi shkruan se Vangjel Kuro prodhon cdo vit rreth 4 ton lajthi të cilat i shet në tregun vendas. Kjo fermë është mbështetur me fonde nga programi IPARD, si dhe do të aplikojë sërish në thirrjen e radhës për t’u zgjeruar me rreth 1 mijë rrënjë të tjera.
Postimi i Çuçit
Ku ka lajthi ka edhe shëndet të mirë ? Ju njoh me Vangjel Kuron nga fshati Suhë i Libohovës. ? Në një sipërfaqe prej 3 Ha ka disa vite që kultivon lajthi. ? Prodhon mesatarisht rreth 4 ton në vit, të cilat i shet në tregun vendas. ? Ai është një prej shumë fermerëve të mbështetur nga programi IPARD, si dhe do të aplikojë sërish në thirrjen e radhës për të përfituar ndihmë për makineritë bujqësore dhe infrastrukturën që i duhet për përpunimin e frutit dhe zgjerimin më tej të fermës me rreth 1 mijë rrënjë. ✅ Falë politikave tona mbështetëse për sektorin, sipërfaqet e kultivuara me arrorë deri në vitin 2019 janë rritur në rreth 3 mijë e 400 Ha ndërsa prodhimi në rreth 14 mijë ton.?