Festat e nëntorit, aktivitet festiv nga nxënësit e shkollave të Libohovës
November 27, 2014
Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit shkollat e Libohovës kanë organizuar sot aktivitete festive me në fokus tematikat kombëtare që lidhen me 102 vjetorin e Pavarësisë dhe 70 vjetorin e Çlirimit.
Nxënësit e gjimnazit “11 Shkurti” dhe shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” u mblodhën në Shtëpinë e Kulturës, ku për rreth një orë interpretuan këngë, poezi dhe kërcime të ndryshme.
Të pranishëm në këtë event ishin mësues, qytetarë, nxënës dhe përfaqësues të pushteti vendor. Nesër ndërkohë pritet që bashkia të organizojë edhe homazhe në varrëzat e dëshmorëve dhe në lapidarin e Loçanit.