Festë në Gjirokastër, Luftëtari ‘vulos’ Europën
May 23, 2018
Luftëtari ka mundur me rezultatin 1-2 Lushnjen në transfertë duke siguruar kështu vendin e tretë dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës, gjë e cila ndodh për herë të parë në historinë e klubit gjirokastrit. Fitorja erdhi nga një autogol i Alushit dhe goli i Shkurtaj që vulosi fitoren e skuadrës bluzi. Kjo është hera e parë që klubi i Gjirokastrës do të luajë në Kupat e Europës. Urime!