Festivali i Gjirokastrës/ Kumbaro: I vetmi monument kulture ku përfaqësohen të gjithë shqiptarët
47 vjet më parë, në datat 8-16 tetor 1968, në Kalanë e gurtë të qytetit të Gjirokastrës hapi siparin dhe u zhvillua edhe edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Pas plot 47 vjetësh, dhe pas zhvillimit të edicionit të fundit, atë të shtatorit të vitit 2009, FFKGJ rikthehet në edicionin e tij të 10-të, edicion ky i cili do të zhvillohet në datat 10-16 maj në Kalanë e Gjirokastrës.
I cilësuar nga Ministria e Kulturës si “Monumenti më i madh i Trashëgimisë Jomateriale” sot në konferencën për shtyp, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, bëri me dije të gjitha detajet e fundit të organizimit të ngjarjes më të rëndësishme të trashëgimisë jomateriale.
Në cilësinë edhe të Kryetares së Komitetit Organizativ të Festivalit Folklorik Kombëtar, Kombaro prezantoi edhe informacionet më të fundit lidhur me punën e kryer dhe përgatitjet për festën e muzikës folklorike.
Kumbaro pasi e cilësoi festivalin si “Një kështjellë të Trashëgimisë Jomateriale” të cilës dikasteri që ajo drejton, i kushton një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm si vlerë kombëtare, si pasuri shpirtërore e popullit dhe kombit, edhe si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës universal në rajon dhe Europë) gjatë fjalës së saj u shpreh se:
“Një thesar i jashtëzakonshëm në larminë e folklorit në perlat muzikore, poetike, instrumentale, zakonore , apo edhe kostumet që janë vërtet të rralla për nga densiteti dhe historia, marrë edhe nga të gjitha të gjitha lëndinat e fshatrave, qyteteve, në sënduqet e shtëpirave, etj, përbëjnë monumentin më të madh të Trashëgimisë Jomateriale, i cili jo vetëm duhet ruajtur si institucion dhe prezantohet denjësisht për vlerën që ka, por duhet të jetë i fortë dhe i gjallë që të mund të përcillet e tëtrashëgohet, njësoj si ruajmë e mbrojmë kalatë dhe parqet arkeologjike”.
“Puna e nisur që në korrik 2014” vijoi Kumbaro, “nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe koordinimin kryesor nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Komisioni Përzgjedhës i Festivalit, studjuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, bashkpunimi me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministri , dhe grupin e punës, me në krye Drejtorin artistik të Festivalit, Profesor Thoma Gaqi dhe regjisorin Bledar Laco, të cilët për muaj të tërë kanë organizuar një maratonë të trashëgimisë jomateriale në 12 qarqe, me kontakte, takime, vëzhgime dhe koncerte të Komunave dhe Bashkive ku morën pjesë rreth 7230 bartës të folklorit ndër të cilët rreth 1600 fëmijë e të rinj, do të prezantojnë këtë edicion gjatë konkursit 12 qarqet tona, dhe mjaft grupe shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali iZi, të cilët vijnë në këtë edicion në një numër 3 herë më të madh se sa Festivalet e kaluara (1400 konkurrues në të gjitha gjinitë)”.
Kumbaro solli në vëmëndje edhe grupet pjesëmarrëse, grupet e ftuara si arbëreshët e Italisë, shqiptarët e SHBA, Zvcirës, Turqisë (rreth 100 artistë), por edhe të fturit specil si Eda Zari band, Grupifolk ngaJanina, Kompleksi Palava nga Çekia, Trupa e Ansamblit të Këngëve dhe VallevePopullore, Ansambli Shota i Kosovës, Banda Fanfara Tirana, Olen Çezari Band, dhe këngëtarja Rona Nishliu me grupin e sajë.
Pas realizimit dhe mbajtjes së edicionit të parë të festivalti, në edicionet e mëpasshme morën pjesë të gjitha rrethet e vendit në çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, të cilat janë zhvilluar rregullisht në Kalanë e Gjirokastrës.