Festivali i filmit Dea Open Air- Saranda dhe Gjirokastra do mikpresin kineastë nga e gjithë bota
Edicioni i dytë i Dea Open Air International FilmFestival do të zhvillohet nga data 04 deri më 10 korrik 2015. Ky edicion është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës.
Në këtë edicion festivali do të zhvillohet njëkohësisht në dy qytetet më të bukur të Jugut shqiptar. Saranda me bregdetin e saj magjepës dhe Gjirokastra – qyteti i UNESKO-s me arkitekturen dhe kalanë e saj të mrekullueshme do të jenë mikpritësit e kineastëve nga e gjithë bota.
Festivali ndërkombëtar i filmit Dea Open Air – këtë vit në Sarandë dhe Gjirokastër – synon t’i kthejë këto dy qytete në qendra të takimit të kineastëve, producentëve dhe sidomos distributorëve të industrisë së filmit. Nga dy qytete në të cilat prej 25 vitesh mungon kinemaja, falë pozitës gjeografike dhe ofertës kulturore e turistike ato mund të kthehen në qendra të tërheqjes së vëmendjes kinematografike krahas Sarajevës dhe Selanikut.
Festivali do të jetë Open Air. Në Sarandë në Restorant Limani ndërsa në Gjirokastër në një kinema të improvizuar në sheshin e Kalasë. Gjithashtu do të improvizohen dhe disa kinema të tjera për seksionet plotësuese në ambjente të ndryshme të qyteteve. Gjatë ditës të ftuarit e festivalit do të zhvillojnë shëtitje në pika turistike dhe historike të zonës.
Një nga veçantitë e festivalit do të jetë Akademia verore e filmit Dea. Në të do të marrin pjesë kineastë të rinj dhe studentë të kinemasë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Akademia do të drejtohet nga tre lektorë të filmit nga Gjermania.
Filmit shqiptar i është rezervuar një seksion i veçantë në të cilin do të shfaqen jo vetëm filmat e rinj por dhe një retrospektivë nën okelion – Nostalgji. Gjatë këtij aktiviteti është menduar të organizohet dhe një homazh për një portret (një ikonë) të kinemasë shqiptare.
Struktura e festivalit
Aktiviteti kryesor i festivalit natyrisht është
-Konkurrimi i filmit artistik me metrazh të gjatë
Por një aktivitet shumë të rëndësishëm përbën dhe:
– Seksioni mëndje e hapur (open mind) dhe/ose Seksioni ndërkufitar( cross -border)
ku do të shfaqen filma me temë konfliktet ndërkufitare dhe zgjidhjen e tyre.
Seksione të tjera janë :
Seksioni i filmit të shkurtër
Seksioni i filmit dokumentar me temë Turizmin
Seksioni i filmit studentor (ku konkurrojnë shkollat e filmit