Festohet në Dropull 195 vjetori i Pavarësisë së Greqisë, s’ka përfaqësues të PBDNJ (FOTO)
March 25, 2016
Minoriteti etnik grek në Dropull ka festuar sot 195 vjetorin e Pavarësisë së Greqisë.
Ceremonia ka nisur me meshën në kishën e Dervicianit e më pas ka vijuar parakalimi tradicional i paradës festive nga nxënës të shkollave të zonës ku flamuri grek valëvitej krahas flamurit shqiptar.
Përveç drejtuesve të pushtetit vendor nga Bashkia Dropull, në ceremoni ishte i pranishëm edhe konsulli grek në Gjirokastër Vasileios Tolios.
Ndërkohë që në dallim nga vitet e kaluara, ra në sy mungesa e përfaqësuesve të PBDNJ apo deputetëve nga parlamenti grek. Në pallatin e kulturës të Dervicianit ceremonia ka vijuar me një koncert festiv.
|Libohova Online|