Minoritarët grekë në zonën e Dropullit në Gjirokastër festuan 197 vjetorin e Pavarësisë së Greqisë. Ndryshe nga vitet e kaluara në ceremoni munguan përfaqësuesit e PBDNJ apo përfaqësues të shtetit grek. Bashke me drejtuestit vendorë ishte dhe konsulli grek në Gjirokastër Vasileios Tolios. Ceremonia nisi me meshën në kishën e Derviçianit e më pas me parakalimin tradicional i paradës festive nga nxënës të shkollave të zonës ku flamuri grek valëvitej krahas flamurit shqiptar. Festa Kombëtare e Greqisë kujtohet çdo vit më 25 mars në nder të revolucionit grek, e konsideruar si një luftë e suksesshme e pavarësisë kundër pushtimit osman mes viteve 1821 dhe 1832.
Festohet në Dropull 197 vjetori i pavarësisë së Greqisë (FOTO)
March 26, 2018