Festohet Sulltan Novruzi, Kumbaro e Mandi mes besimtarëve në Teqenë e Melanit (FOTO)
Teqeja e Melanit në Nepravishtë ishte sot mikpritëse e qindra besimtarave bektashinj që kremtojnë festën e Sulltan Novruzit.
Besimtarët ishin në këtë objekt kulti që në orët e para të ditës, për të marrë pjesë në ritualet dhe ceremoninë që organizohet me këtë rast.
E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.
“Ju përcjell urimet më të mira me rastin e Sulltan Novruzit. Bashkë me ministren Kumbaro ishim sot në Teqenë e Melanit, kjo perlë e Bektashizmit në jug të vendit, ku ndoqëm ceremoninë dhe ritualet e kësaj dite të shënuar. 22 Marsi përveç dimensionit fetar përkon gjithashtu edhe me ardhjen e pranverës dhe rilindjen e natyrës. Uroj mbarësi, shëndet dhe shpresë për të gjithë. Gëzuar Sulltan Novruzin!”, shkruan Mandi në faqen e saj në Facebook.
/Libohova Online/