FIFA e sheh të sigurt kualifikimin e Shqipërisë, ja ç’shkruan
Fifa i ka kushtuar nje hapesire te gjere ne uebsjatin e saj Shqiperise dhe me konkretisht trajnerit italian te kuqezinjve Gianni De Biasi.
Ja cfare shkruan organi me i larte i futbollit boteror:
Pavarësisht fjalëve të tij të matura, trajneri ka një besim të palëkundur te lojtarët e tij: “Shqipëria ka nxjerrë gjithnjë lojtarë të mëdhenj. Më vijnë në mendje emra si Altin Rraklli dhe Igli Tare. Por skuadra ime është e jashtëzakonshme. Çdo lojtar i kombëtares time është në gjendje që të bëjë të flasë në fushë frymëzimin dhe krijimtarinë. Detyra ime është të gjej një sistem taktik që të nxjerrë më të mirën prej tyre. Jam gjithnjë në përpjekje të gjetjes së balancimit të duhur ndërmjet imagjinatës dhe disiplinës kolektive dhe tani lojtarët e mi mudn ta gjejnë njëri-tjetrin me sy mbyllur. Asgjë nuk mund të më japë më shumë kënaqësi se sa kjo”.
Me një mentor si De Biasi në krye, edhe Shqiponjat mund të jenë në gjendje ta gjejnë me sy mbyllur rrugen e tyre drejt kalufikimir drejt EURO 2016.