Filmi i Hollywood për Lazaratin është gati, xhirimet janë bërë në Bullgari

Filmi “Lazarat Burning” ose ndryshe “Lazarati në Flakë”  ka përfunduar dhe pritet të shfaqet së shpejti në kinema. Producentët Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Crawford, gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, kanë dhënë më shumë detaje rreth filmit të realizuar nga kompania filmike “Mercury Films”. Sipas tyre filmi është xhiruar në Bullgari.

“Filmi u regjistrua në Bullgari dhe jo në Lazarat, pasi ishte për arsye teknike dhe praktike. Filmi ynë është fiction, nuk është dokumentar. Ky është një prodhim kinematografik. Ne përdorëm kombinimin e dy fshatrave për të krijuar Lazaratin”, tha Issa Zaroui.

“Mercury Films” nisi në janar të 2016-ës ekspeditën në vendin tonë për të realizuar këtë film. Aktori kryesor është italiani Gabriel Garko, ndërsa bashkëproducenti shqiptar Koloreto Cukali. Ky projekt Hollyëood-ian e sjell Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e gjithë botës.

©ArgjiroLajm.net