Financohen tre rrugë rurale në qarkun Gjirokastër, mes tyre edhe rruga Suhë-Poliçan

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së për buxhetin e ri të shtetit.
Duke u ndaluar te infrastruktura ai përmendi disa nga projektet që do të financohen gjatë katër viteve të ardhshme.
Në qarkun Gjirokastër, përveç rrugës Kardhiq-Delvinë dhe Bypassit të Tepelenës, Rama përmendi edhe disa rrugë rurale. Është fjala për rrugën Kurveleshit, rrugën e Frashërit dhe rrugën Poliçan-Suhë.
“Kemi nisur programin ‘1 miliard për rindërtim’. Kemi një program intevsiv investimesh për zhvillimin rural. Përparësia do të jetë çuarja e infrastrukturës në ato pika ku ka potencial turistik. Plani prek të gjitha qarqet dhe sjell stimuj për ekonominë lokale dhe kombëtare’, u shpreh Kryeministri në mbledhjen me deputetët e PS-së.